I akuzuari për rastin ‘Nish-Express’: Shkumbin Mehmeti është kriminel, ka vrarë edhe kolegët e tij

I akuzuari për rastin ‘Nish-Express’: Shkumbin Mehmeti është kriminel, ka vrarë edhe kolegët e tij

Florim Ejupi sonte në Debat Plus, një nga të akuzuarit për sulmin ndaj autobusit ‘Nish-Express’ e ka quajtur ‘’rrenc’’ e ‘’kriminel’’ Shkumbin Mehmetit, një i burgosur po ashtu për vrasje i cili ishte paraqitur si dëshmitar në atë rast, transmeton Periskopi.

‘’Ky është një kriminel, ka bërë edhe krime të tjera. Gjithçk që thotë Shkumbin Mehmeti është rrenë. Shkumbin Mehmeti ka vra kolegët e vet, ai është kriminel’’, thotë Ejupi.

Shkumbin mehmeti është në burg duke vuajtur dënimin prej 30 vjetësh për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK’ut dhe njëri i Kosovës pas një shkëmbimi zjarri afër Podujevës. Në këtë krim Mehmeti tha më vonë në media se ka qenë pjesëmarrës, por jo kryesor.

Historitë e tjera të marra përsipër nga ai, dhe të rrëfyera si njohuri të tij për krimet, janë marrë me pikëpyetje deri tash, sikurse edhe vullneti i tij për të dëshmuar në rastin e njohur “Nish-Express”.PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: