I arratisuri Lutfi Dervishi ende punonjës i QKUK’së

I arratisuri Lutfi Dervishi ende punonjës i QKUK’së

Lutfi Dervishi, urologu i dënuar në rastin “Medicus”, ndonëse më datë 25 mars do të duhej të paraqitej në burg, ai është arratisur. Dervishi vazhdon të jetë punëtor i QKUK-së, pasi ka shfrytëzuar disa ditë nga pushimi vjetor. Por, menaxhmenti spitalor tashmë konfirmon se administrativisht janë në prag të shkëputjes së kontratës së punës urologut Lutfi Dervishi

Pacientët vazhdojnë ta kërkojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, institucion ky ku urologu Lutfi Dervishi punoi deri pak ditë para se të arratiset.

Para se vendimi për vuajtje të dënimit prej tetë vjetësh të bëhet i ekzekutueshëm, Dervishi ka marrë një pushim vjetor në QKUK, që i kishte mbetur pa shfrytëzuar nga viti i kaluar.

Shpërndaje në: