I ashpër prokuror Smithi: Një grup njerëzish në Kosovë duan ta zhbëjnë Specialen – nuk do t’ia dalin

I ashpër prokuror Smithi: Një grup njerëzish në Kosovë duan ta zhbëjnë Specialen – nuk do t’ia dalin

I ashpër është paraqitur në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, prokurori i Speciales z.Jack Smith. Ai ka thënë se në ‘Kosovë është një grup i fuqishëm njerëzish që duan ta zhbëjnë Specialen’ por që sipas tij ‘nuk do t’ia dalin’.

Ja pjesë nga fjala e tij, e transkripton Periskopi

“Ka në Kosovë njerëz që besojnë fuqimisht në Gjykatën Speciale.

Ky institucion do të vendosë drejtësi për shumë e shumë qytetarë të Kosovës.

Nuk mund të përhapësh publikisht informacione konfidenciale për të frikësuar dëshmitarët. Nuk mund të bëhet kjo me synimin e qartë për ti frikësuar dëshmitarët.

Ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë, të cilët nuk e duan ekzistencën e kësaj gjykate dhe që do të bëjnë gjithçka, gjithçka – por pa sukses – në orvatjen e tyre për të shpëtuar idenë e rreme se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer krime lufte.

Faktet që do të dalin në sallë, nuk do të lënë asnjë ide të rreme.

Disa udhëheqës të caktuar të UÇK-së do të bëjnë gjithcka që të dalin në dritë disa informacione.

Zoti Gucati dhe zoti Haradinaj janë kundërshtarë të zëshëm të kësaj gjykate, duke lincuar këdo që mbështet gjykatën.

Pavarësisht nga fakti që ky është institucion që është krijuar nga populli i Kosovës për popullin e Kosovës, instiucioni ynë nuk mund të punojë duke frikësuar dëshmitarët”./Periskopi

Shpërndaje në: