I bëri të qajnë të gjithë, Ova e “Lingo Lingo” rrëfen se si i ka ndryshuar jeta

I bëri të qajnë të gjithë, Ova e “Lingo Lingo” rrëfen se si i ka ndryshuar jeta

Nisa Sofiya Aksongur, e njohur për rolin e “Ova” në filmin hit botëror “Mrekullia në qelinë numër 7”, ishte e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku rrëfeu më tepër mbi veten dhe punën e saj.

Për herë të parë për televizonet shqiptare, Nisa Sofiya shprehu kënaqësinë e të punuarit me një aktor si Aras Bulut Iynemli, si dhe çfarë e lidh me Shqipërinë.

“Ja kemi kaluar shumë bukur. Kemi pasur momente të bukura si në film, por dhe ndërmjet pushimeve nga skena në skenë.”-rrëfeu ajo. E pyetur nga Evi Reçi se si ndihet tashmë që ajo është e njohur ndërkombëtarisht, Nisa tha se është shumë e lumtur. Por ajo shtoi se në fillimet e famës ndihej pak çuditshëm.

“Kur dal në rrugë njerëzit më njohin e më thërrasin ‘Lingo Lingo’. Të gjithë ma thonë, dhe kur më njohin më përshëndesin ‘Lingo Lingo’.” Shqipëria nuk është e panjohur për vogëlushen 9-vjeçare. Ajo thotë se jo vetëm e njeh vendin, por dëgjon muzikë nga artistë shqiptarë. Ndër artistët e saj të preferuar është Tuna.

Nisa e mbylli intervistën e saj me një përshëndetje për fansat shqiptarë, dhe një mesazh për të gjithë fëmijët që duan të bëhen aktorë si ajo: “Unë i dua shumë fansat e mi shqiptarë dhe i puth nga larg. U them fëmijëve se nëse vërtetë duan të bëhen aktorë nuk duhet të dorëzohen.”

Shpërndaje në: