I dashuruar pas veturave japoneze, truall 250 mijë: Pasuria marramendëse e Arben Vitisë

I dashuruar pas veturave japoneze, truall 250 mijë: Pasuria marramendëse e Arben Vitisë

Vendimi i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia për të shtrënguar masat antiCOVID-19, ka irrituar shumë qytetarët e Kosovës që janë në gjendje të lëndueshme ekonomike. Por, cila është pasuria e z. Vitia dhe a mund të preket ajo nga këto masa si financat e qytetarëve të tjerë të Kosovës?

Partia Social-Demokrate e quajti z. Vitia “Dr. Hipokriti” duke bërë referencë me Hipokratin dhe me disa veprime të pahijshme të Vitisë në fushata elektorale.

Vitia madje u pa edhe në një ndejë “me sharkia” në praninë e shumë personave të tjerë në ambient të mbyllur, ku nuk kishte as maska e as respektim të distancës.

Por, sa është pasuria e z. Arben Vitia e deklaruar nga vetë ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK]?

Vitia ka deklaruar se posedon një shtëpi të madhe 250 metra katrorë dhe që vlen 150 mijë euro në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një truall si pasuri të përbashkët dhe vlera e të cilit shkon në 250 mijë euro.

Nuk besohet që vlera e këtyre dy pronave do të bie për shkak të masave kufizuese që po dëmtojnë ekonominë.

Te seksioni i Pasurisë së Luajtshme, ai ka deklaruar dy vetura, njërën të cilën e përdor vetë e tjetrën që e përdor bashkëshortja e tij.

Vetura e tij është e markës “Mazda” dhe ka vlerë prej 12 mijë eurosh.

Vetura e bashkëshortes së tij është e markës “Suzuki” dhe ka vlerë prej 15 mijë eurosh, raporton Periskopi.

Të dyja këto marka janë japoneze, gjë që na lë të kuptojmë se familja Vitia se ky vend i largët preferohet për çështjen e veturave.

Si para të gatshme ai në vitin 2020 ka deklaruar se posedon në TEB 1300 euro.

Sa i përket borxheve, bashkëshortja e tij ka borxhe që shkojnë në 22 mijë e 500 euro.

Duke qenë se Vitia do të paguhet nga buxheti i shtetit, nuk pritet që ai të ketë probleme as me pagën që merr për dallim nga punëtorët në sektorin e gastronomisë. /Periskopi

Shpërndaje në: