I dehuri shkakton aksident në Prishtinë, arrestohet

I dehuri shkakton aksident në Prishtinë, arrestohet

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka vozitur në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident trafiku, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pasi ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident trafiku, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Shpërndaje në: