I dërguari i Bidenit kërkon të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit të cilën Kurti e neglizhonte

I dërguari i Bidenit kërkon të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit të cilën Kurti e neglizhonte

I dërguari i presidentit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka folur për Marrëveshjen e Uashingtonit dhe refuzimin që Qeveria Kurti po bën për ta zbatuar atë.

Escobar ka bërë thirrje që zotimet e dala nga ajo marrëveshje të zbatohen.

Ai thotë se nëse të njëjtat zbatohen, ato mund të ofrojnë përfitime afatgjata për qytetarët e të dyja vendeve.

“Është me rëndësi që si Kosova, ashtu edhe Serbia, t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e mëhershme. Kjo përfshin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të Brukselit për ta çuar përpara dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Si Kosova, ashtu edhe Serbia janë pajtuar me Zotimet e Uashingtonit dhe kur të zbatohen, ato mund të ofrojnë përfitime afatgjata ekonomike për qytetarët e të dy vendeve”, ka thënë Escobar në një intervistë për Reporterin.

Shpërndaje në: