I dërguari i Gjermanisë, Sarrazin viziton Manastirin e Deçanit: Takon igumenin Janjiq

I dërguari i Gjermanisë, Sarrazin viziton Manastirin e Deçanit: Takon igumenin Janjiq

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar për vizitë dje në Kosovë.

Sarrazin ka vizituar manastirin e Deçanit, ku është takuar me igumenin Sava Janjiq.

“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dje në Manastirin e Deçanit, dhe biseda me igumenin Sava Janjiq. Trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multientikne. Mezi pres të kthehem në të ardhmen”, ka shkruar Sarrazin në Tëitter.

Ndryshe, Sarrazin para disa ditëve ka qëndruar edhe në Beograd, derisa është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shpërndaje në: