I dështon propaganda militantëve të VV-së: Të gjithë liderët në Samitin e Sllovenisë i mbanin çadrat vet

I dështon propaganda militantëve të VV-së: Të gjithë liderët në Samitin e Sllovenisë i mbanin çadrat vet

Grupi më i madh politik në Kosovë “Me Kryeministrin” ka shprehur gëzimin dhe mburrjen që kryeministri Albin Kurti ka arritur të mbajë çadrën vet në Samitin e Brdos në Slloveni. 

Por, komentues të shumtë i kanë shkruar Periskopit se një gjë të tillë nuk e ka bërë vetëm Kurti, por edhe liderët e tjerë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. 

Në një postim viral, që ka marrë mbi 1 mijë pëlqime në grupin në fjalë, një militant shprehte krenarinë për modestinë e kryeministrit të Kosovës. 

Kujtojmë se militantët e z. Kurti vazhdimisht mobilizojnë njerëzit duke gjetur veprime të rëndomta nga kryeministri që nuk kanë ndonjë lidhje me zhvillimin e vendit, përcjell Peirskopi.

Nuk dihet se cila do të jetë aftësia e radhës që do të zbulohet prej këtyre militantëve që kanë një grup me mbi 300 mijë njerëz.

 

Shpërndaje në: