I emëruari nga Qeveria Kurti në postin e drejtorit të Infrakosit jep dorëheqje: Më kërkuan pastrime politike, s’mund ta bëj

I emëruari nga Qeveria Kurti në postin e drejtorit të Infrakosit jep dorëheqje: Më kërkuan pastrime politike, s’mund ta bëj

Lulzim Beqiri ishte një nga të emëruarit e Qeverisë së Albin Kurtit në Ndërmarrjen Publike “Infrakos Sh.A”, në mars të këtij viti.

Por ka dhënë dorëheqje. Thotë se “nuk është nënshtruar e as nuk ka dashur ta shkelë dinjitetin e tjetrit”.

“Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare”, ka shkruar Beqiri në Facebok.

Beqiri ka qenë një mbështetës i Albin Kurtit, madje këtë e ka shprehur haptazi.

Por deklaron se Kosovës i duhen njerëz që e luftojnë krimin, duke nënkuptuar që në “Infrakos” nuk po bëhet kjo.

“Kosovës i duhen njerëz që refuzojnë presionin, shantazhin e nëpërkëmbjen, që luftojnë krimin e organizuar, nepotizmin, ryshfetin, e mbi të gjitha që e duan fort Kosovën pa interesa personale e partiake”, ka thënë ai.

Albin Kurti vazhdimisht kishte premtuar se synojnë borde të departializuara dhe të depolitizuara.

Shpërndaje në: