I gatshëm për prodhim masiv traktori ‘robot’, që i bën vet punët e arës (Video)

I gatshëm për prodhim masiv traktori ‘robot’, që i bën vet punët e arës (Video)

Gjiganti hardverik agrikulturor, John Deere, ka treguar se traktori plotësisht autonom është përfunduar.

Dhe, marrë parasysh suksesin e lartë, kompania thotë se do të kryej prodhim masiv të këtij traktori duke e bërë të qasshëm për bujqit prej fundit të këtij viti.

Sapo të bëhet një gjë e tillë, bujqit mund ta ndezin hardverin dhe më pas ta lënë që të lëvroj i vetëm, apo të kryej punët e tjera të arës, raporton Periskopi nga Yahoo.

Ideja, thotë kompania, është që bujqësia të bëhet më efikase dhe më e fuqishme.

E gjitha që një bujk duhet të bëj, është ta ngas traktorin deri te ara dhe më pas ta lërë traktorin që ta bëj punën e tij.

Më pas, puna që bën traktori mund të monitorohet me anë të një pajisjeje mobile.

Çmimi i traktorit për momentin nuk dihet.

Shpërndaje në: