I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se në veturën e tij kanë gjetur dy gramë kokainë, katër gramë marihuanë dhe një pistoletë me katër fishekë.

“Rruga “Ferid Curri”, Prishtinë 22.03.2023 – 17:35. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me katër fishekë, rreth 4 gramë marihuanë dhe rreth 2 gramë kokainë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orë policisë.

Shpërndaje në: