I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I është hakuar faqja deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.

Madje, ajo është konvertuar menjëherë në një agjencion marketingu.

Ata që e kanë sulmuar, veçse kanë filluar përditësimin e fotografive.

Këtu mund ta vëreni qartë sulmin ndaj faqes së Akademikut Shala, që javën e kaluar u kthye në atraksion të vërtetë, pasi u dëgjua duke sharë kryeministrin e Republikës, ani pse as që deshi të kërkojë falje.

Në momentin kur Konjufca ia tërhoqi vërejtjen, ai iu drejtua: ma sjellni me postë.

Shpërndaje në: