I ‘hyn dru’, vëllai e bën për spital vëllain në Prishtinë

I ‘hyn dru’, vëllai e bën për spital vëllain në Prishtinë

Një rast i rëndë i dhunës familjare është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë druri vëllain e tij mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: