I kërkoi para shtetit pasi u infektua me Covid: Kjo është pasuria MARRAMENDËSE e Prindon Sadriut

I kërkoi para shtetit pasi u infektua me Covid: Kjo është pasuria MARRAMENDËSE e Prindon Sadriut

Prindon Sadriu i ka kërkuar shtetit të Kosovës plot 396 euro pasi u infektua me Covid-19. Kjo ka bërë që shumë qytetarë ta shohin gjestin e tij si ‘të pahijshëm’ për shkak të pasurisë marramendëse që zotëron. Por, cila është kjo pasuri?

Në bazë të deklarimit të pasurisë nga ana e znj. Vjosa Osmani Sadriu për vitin 2021 – presidente e vendit – burri i saj Prindoni ka një mal me pasuri të paluajtshme.

Prindoni ka në emër të tij dy shtëpi, një garazhë dhe një banesë, derisa Vjosa në emër të saj ka një banesë, një garazhë dhe një parcelë toke, përcjell Periskopi.

Vlera e pasurisë totale të familjes presidenciale e deklaruar nga znj. Vjosa Osmani Sadriu është 448 mijë e 500 euro.

Prej kësaj shume, dy shtëpitë e Prindonit me banesën dhe garazhën vlejnë plot 371 mijë euro.

Si para të gatshme, Prindoni ka rreth 6500 euro.

Ndërsa paga e tij, është e pabesueshme: Ai merr 36 mijë e 240 euro nga buxheti i Kosovës. Në anën tjetër, presidentja i merr 33 mijë e 149.

Po ashtu, Sadriu i merr edhe 8500 euro nga ana e qirasë nga patundshmëria në Adelaide të Australisë.

Shpërndaje në: