I kërkuari i ikën policisë me makinë nga Lezha në Shkodër
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku mbeti i plagosur shtetasi A.M. Autori është Adrian Gjebeshi (Merlika), 30 vjeç, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penale pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe rezultonte në kërkim.
Policia ka mundur të lokalizojë makinën e tij, një Benz C-Class ngjyrë e zezë me targa AA969NP. Ai dhe dy persona të tjerë që gjendeshin në makinë janë ndjekur në mënyrë të pandërprerë nga policia, por të gjendur nën presionin e frikës e braktisin mjetin dhe largohen, në Bishtë Jugë të Shkodrës.
Plagosja:
Dje rreth orës 15.00, është paraqitur në urgjencen e spitalit Lezhë i plagosur me armë zjarri në krah , shtetasi A.M. 34 vjeç , banues ne Kallmet i Madh, Lezhë. Policia ka konstatuar se plagosja ka ndodhur në fshatin Kallmet dhe vendin e ngjarjes , gjatë kqyrjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë fisheku armë zjarri M-54. Sipas provave dhe dëshmive të mbledhura nga policia, rezulton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta të çastit. Policia ka mundur ta identifikojë autorin falë disa dëshmive. Shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika) rezulton të jetë në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasje me dashje mbetur në tentativë” “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”. /Lapsi.al



