I largoi Trump: Rikthehen portretet e Bushit dhe Klintonit në Shtëpinë e Bardhë

I largoi Trump: Rikthehen portretet e Bushit dhe Klintonit në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka rivendosur portretet zyrtare të ish-presidentëve George Ë.Bush dhe Bill Clinton, pasi ato u hoqën në korrikun e kaluar gjatë administratës së Trump, thotë një zyrtar për CNN

“Portretet janë sërish në ekspozitë”, tha zyrtari.

Fotografitë u hoqën korrikun e kaluar dhe u zëvendësuan nga dy portrete të presidentëve republikanë që shërbyen më shumë se një shekull më parë.

Tradita e Shtëpisë së Bardhë bën thirrje që portreteve të presidentëve më të fundit amerikanë të vendosen më të spikatur, në hyrje të rezidencës ekzekutive, të dukshme për të ftuarit gjatë ngjarjeve zyrtare.

Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë në krye me Trump zhvendosi portretet e Clinton dhe Bush në Sallën e Darkës së Familjes së Vjetër, një dhomë e vogël, e përdorur rrallë dhe që nuk shihet nga shumica e vizitorëve.

Sidoqoftë, tani që ata janë kthyer në vendndodhjen e tyre të mëparshme, fotografitë ka shumë të ngjarë të shihen nga Presidenti Joe Biden ndërsa ai zbret shkallët nga rezidenca private e katit të tretë.

Portreti zyrtar i ish-Presidentit Barack Obama nuk është zbuluar dhe është e paqartë se kur do të përfundojë ose kur do të varet.

Shpërndaje në: