I mërdhirë kokë e këmbë: Leo Messi u kap nga kamera duke u dridhur nga të ftohtit në ‘El Clasico’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi mund të jetë golashënuesi më i mirë në histori të ‘El Clasicos’ por nuk arriti ta ndalë humbjen 2-1 të Barcelonës kundër Real Madridit, të shtunën mbrëma.

Kjo nënkuptoi se argjentinasi tash ka kaluar shtatë ‘El Clasico’ pa gol, derisa madrilenët rrëmbyen vendin e parë në La Liga, transmeton Periskopi.

Për t’ia shtuar të keqes edhe një tjetër, Messi tash ka dështuar të shënojë në 25 goditjet e fundit në drejtim të portës së Real Madridit.

Thjesht nuk ishte nata e tij.

Gjashtë herë ‘Topi i Artë’ nuk u duk se po kënaqej duke luajtur në kushtet e rënda atmosferike.

Pas pjesës së parë, qielli u hap dhe pati reshje të jashtëzakonshme shiu në tërë pjesën e dytë. Duhet të ketë qenë jashtëzakonisht e papërshtatshme të luhet.

Dhe kjo mund të vërehet edhe në një klip të Messit në pjesën e dytë.

Kamerat kapën argjentinasin duke qëndruar me duar në bel. Mirëpo, nëse shikoni me vëmendje, ju mund ta shihni atë literalisht duke u dridhur nga të ftohtit dhe lagështia.

Në fakt, ai e pati aq të ftohet, sa që vendosi të ndërronte fanellën e përfundme me një tjetër të thatë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: