I mituri nga Prishtina plagos veten me armë zjarri

I mituri nga Prishtina plagos veten me armë zjarri

Një i mitur nga Prishtina është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës, të mërkurën, më 6 tetor.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i mituri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 06.10.2021 –Raportohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri personi mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

Shpërndaje në: