I morën 10 vota më shumë në Mitrovicë se PDK, VV shfrenohet: “Urime”

Periskopi.com Lajme

Me “Urime Mitrovicë!” ka filluar postimi i ri i Vetëvendosjes në Facebook – pavarësisht faktit që Lista Srpska i ka fituar 89 për qind të votave. 

Kjo parti politike ka arritur të marrë 3,68 për qind të votave nga komuniteti shqiptar sipar KQZ-së. Në anën tjetër PDK-ja ka pasur 3,54 për qind, ose afërsisht 10 vota më pak, përcjell Periskopi.

Duket që gëzimi për Mitrovicën është ndikuar nga gëzimi që kjo parti përjetoi për Podujevën, të cilën e fitoi pa balotazh.

Statusi i plotë: 

Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është subjekti i parë shqiptar më i votuar në veriun e Mitrovicës. Kandidati më i votuar, Erden Atiq, që vjen nga pjesa veriore dhe që kurrë nuk i ka munguar Mitrovicës e përherë është angazhuar për të mirën dhe bashkimin e qytetit mori përkrahjen e shqiptarëve në atë pjesë. Erdeni do ta vazhdojë përkushtimin e tij duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët përfshirë edhe ata që votuan subjektet tjera shqiptare. Ai do të jetë zë i Republikës tonë, ashtu sikurse edhe i historisë që njeh si lavdinë punëtore e qytetare në atë pjesë, ashtu edhe krimet e padrejtësitë e ushtruara ndaj shqiptarëve. Erdeni dhe qytetarët e Mitrovicës që e përkrahën atë, qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, aktivistët e saj, do ta shtojnë zërin dhe peshën e Republikës së Kosovës në atë pjesë dhe nuk do ta ndalin asnjëherë angazhimin e tyre për ta bashkuar qytetin e Mitrovicës. Urojmë qytetarët, përkrahësit, aktivistët dhe Erdenin që na bënë krenarë sot.

Shpërndaje në: