I moshuari pi urinën për kurë natyrale, e gjen belaja

I moshuari pi urinën për kurë natyrale, e gjen belaja

Një 68-vjeçar amerikan, prej 20 vitesh e përdor urinën e tij si kurë për shëndetit.

I moshuari Brother Sage, thekson se e nisi këtë metodë kurimi rreth dy dekada më parë, duke shtuar se e përdor edhe për të larë dhëmbët dhe këmbët dhe ka arritur shumë sukses.

Madje shton se ai ofron edhe kurs për studentët që duan të mësojnë sekretet e urinës, të cilët duhet të paguajnë 345 dollarë.

Por pas kaq shumë kohësh 68-vjeçarin e ka gjetur “belaja” me shokun e tij të dhomës, i cili është sëmurur nga era e rëndë që vjen në shtëpi.

Tani 68-vjeçari është i detyruar të gjejë një banesë tjetër në mënyrë që të vijojë dhe të praktikojë kurën e tij.

Shpërndaje në: