I ndau partia, i bashkon prokuroria: Thirren për protestën e dhunshme Basha dhe Berisha

I ndau partia, i bashkon prokuroria: Thirren për protestën e dhunshme Basha dhe Berisha

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për abc news.al nga prokuroria ndërsa të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi falje shqiptarëve për çfarë panë gjatë paradites së 8 janarit, sipas tij Berisha tentoi që të kryentë vëllavrasje me një grusht huliganësh rreth tij.

Basha tha se skenari i Berishës dështoi falë rezistencës së demokratëve të vërtetë.

“Berisha donte gjakdershje mes demokratëve në 8 janar. Donte të merrte godinën që ta kthente në një bunker kundër non gratas amerikane”, tha Basha.

“Ajo që panë shqiptarët në 8 janar nuk është PD, por një grusht huliganësh të instrumnntalizuar nga Berisha dhe një grup demokratësh që qendronin si fasadë. PD është dickca tjëtër dhe do të jetë diçka tjetër më  e mirë mbi këto rrënija të 8 janarit, më e hapur, me rëflektuese, më bashkëpunuese sepse Shqipëria ka nevojë për ndryshim,  që nuk e sjellin as Berisha dhe as Rama”, tha Basha.

Shpërndaje në: