I ndodh edhe Inzaghit – Trajneri kundërshtar nuk shkon t’ia shtërngojë dorën, ai çartet

I ndodh edhe Inzaghit – Trajneri kundërshtar nuk shkon t’ia shtërngojë dorën, ai çartet

Dje kemi parë një nga momentet më interesante në historinë e futbollit anglez, ku trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe ai i Tottenham, Antonio Conte refuzuan në njëfar mënyre t’ia jepnin dorën njëri tjetrit.

Në fakt, ishte Conte ai që s’e shikoi në sy trajnerin gjerman gjatë përshëndetjes në fundin e ndeshjes.

Një histori e njëjtë pothuajse ndodhi edhe në Itali, gjatë takimit SPAL – Reggina, ku trajneri Filippo Inzaghi i shkonte mbrapa trajnerit kundërshtar për t’ia dhënë dorën.

VIDEO

Trajneri i SPAL, Roberto Venturato u kthye pothuajse nga tuneli për t’i dhënë dorën legjendës së Milano-s, edhe pse jo me dëshirën e tij.

Shpërndaje në: