I ngrehin zhag, pastaj i ekzekutojnë në shesh të kryeqytetit: Shpërthen kënga e vallja në Jemen

I ngrehin zhag, pastaj i ekzekutojnë në shesh të kryeqytetit: Shpërthen kënga e vallja në Jemen

Nëntë persona janë shpallur fajtor për spiunazh në Jemen dhe janë ekzekutuar brutalisht e publikisht duke u tërhequr zvarrë në shesh.

Ata u dënuan në një gjykim të rremë për përfshirjen e pretenduar në vrasjen e një zyrtari të lartë të rebelëve Houthi në një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite para tre vitesh.

Qindra njerëz, shumica rebelë Houthi me mbështetësit e tyre, morën pjesë në ekzekutimin në sheshin Tahrir në kryeqytetin Sanaa, dhe vallëzuan në rrugë pas vdekjes së tyre, raporton DailyMail, përcjell Periskopi.

Vrasjet, të kryera nga lëvizja e lidhur me Iranin, ka shkaktuar tërbim ndërkombëtar me BE-në që e ka cilësuar “mizore dhe jonjerëzore”.

Të nëntë njerëzit ishin mes 60 personave që Houthit i akuzuan për përfshirjen në vrasjen e Saleh al-Samadit në prillin e vitit 2018. /Periskopi 

Shpërndaje në: