I pafat: Momenti kur Rashica ia dridhi shtyllën Evertonit në sekondën e fundit të ndeshjes

I pafat: Momenti kur Rashica ia dridhi shtyllën Evertonit në sekondën e fundit të ndeshjes

Norwich City arriti ta mposht skuadrën e Evertonit me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 22’të të Premier Ligës.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte startues për Norwichin në fitoren ndaj Evertonit dhe zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në Premier Ligë këtë edicion.

Sulmuesi kosovar iu afrua golit të parë në Premier Ligën në minutat e fundit të ndeshjes (90+9), kur pas një kundërsulmi të Norwich, kosovari morri një pasim nga mesi i fushës dhe në fund goditi shtyllën dhe fati nuk ishte në anën e tij.

Shpërndaje në: