I papërvoji Gliha trajneri i ardhshëm i Kosovës?

I papërvoji Gliha trajneri i ardhshëm i Kosovës?

Primoz Gliha thuhet se do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës.

Raportime nga ‘Albanian Post’ bëjnë të ditur se Primoz Gliha është favoriti për t’u ulur në stolin e kombëtares së Kosovës, përcjell Periskopi.

Pasi Bernard Challandes u largua dje nga posti i trajnerit, emra të shumtë kanë filluar të lakohen si alternativë për stolin dardan.

Anash emrave si Felix Magath e Walter Zenga, së fundmi në ekuacion është edhe Primoz Gliha, një trajner me shumë pak përvojë.

Gliha kurrë nuk ka drejtuar një kombëtare A në karrierën e tij. Ai në vitin 2014 udhëhoqi Slloveninë U19, kurse nga 2015 deri në vitin 2020 drejtoi Slloveninë U21.

Ai ka drejtuar edhe skuadra si Kope, Mura, Gorica, Drava Ptuj e Olimpija Ljubljana. /Periskopi/

Shpërndaje në: