I pari që guxoi t’i dilte kundër Panuccit, ‘Djali i Shqipërisë’ ftohet përsëri në Kombëtare

Periskopi.com Sporti

Ermir Lenjani ishte futbollisti i parë që guxoi t’i dilte kundër trajnerit Panuçi, duke u shprehur se nuk do të vinte më te Shqipëria, përsa kohë nuk ndërrohej trajneri. “Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, do të shprehej mes të tjerash Lenjani, me reagimin e bujshëm.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar me futbollistin e Sionit, duke konfirmuar se ftesa i ka mbërritur nga Kombëtarja. Lenjani do të rikthehet me fanellën e kuqezinjve për dy ndeshjet e qershorit që do të luhen ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi. Sigurisht që një ftesë e tillë ndikon edhe në rikthimin e harmonisë në grup, pa harruar këtu se lojtari i Sionit e ka treguar se është në lartësinë e duhur për t’u afruar sërish te Shqipëria.

Shpërndaje në: