I pashkarkuari Koeman pasi mbetën pa asnjë trofe: Na mungoi fati

I pashkarkuari Koeman pasi mbetën pa asnjë trofe: Na mungoi fati

Barcelona ka pasur njërin prej sezoneve më dëshpëruese në dekadat e fundit, por trajneri i saj Ronald Koeman mendon se thjesht “iu ka munguar fati” në luftën e skuadrës për titull këtë sezon.

Humbja e djeshme në shtëpi nga Celta Vigo, po e përsërisim Celta Vigo, ia shoi shpresat këtij ekipi për trofeun e ligës.

Santi Mina kishte shënuar dy herë për t’i dhënë fitoren Celtas prej 2-1 me golin e Messit që vlen vetëm sa për statistikat e tij mbresëlënëse.

Humbja e djeshme edhe përfundimisht e lë Barçën pa trofe të rëndësishëm këtë sezon, që ishte ndër më dëshpëruesit.

“Nëse flasim për pjesën e parë, është një pasqyrim i asaj që na ka ndodhur në më shumë se një ndeshje. Ne luajtëm mirë dhe kishim raste, ata shënuan në rastin e parë. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë”, tha Koeman.

“Në fund ishte 2:1 për ata dhe kjo ndodh gjithmonë në çastet kur të mungon fati”, shtoi ai.

Shpërndaje në: