I plagosuri në Vranjevc në gjendje të rëndë, hyn në operacion

I plagosuri në Vranjevc në gjendje të rëndë, hyn në operacion

 I plagosuri sot nga një zyrtar policor që shtiu në të për vetëmbrojtje është në gjendje të rëndë.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, Vjollca Haklja, mjeke në QKUK.

“Ka ardhë në gjendje të rëndë dhe tash është në sallë. I plagosur është në stomak”, ka thënë Haklaj.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi që shtiu mbrëmë më armë në qytet, teksa gjatë operacionit policia ka hasur në rezistencë ku është përdorur edhe arma në vetëmbrojtje.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një arsenal armësh.

Shpërndaje në: