I plagusuri në Prishtinë dyshohet të jetë një 20-vjeçar

I plagusuri në Prishtinë dyshohet të jetë një 20-vjeçar

Një 20 vjeçar raportohet të jetë plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën B në Prishtinë, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.

Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar për Klan Kosova, se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.

Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.

Shpërndaje në: