“I q*më nëne”: Trump poston në Twitterin e tij komente bizare me fjalor të ndyrë

“I q*më nëne”: Trump poston në Twitterin e tij komente bizare me fjalor të ndyrë

Presidenti amerikan Donald Trump ndoqi një event në Ultimate Fighting Championship [UFC] në Nju Jork gjatë të shtunës dhe së fundi postoi komente me fjalor të tmerrshëm nga një prej luftëtarëve.

Jorge Masvidal, që fitoi një luftë kundër Nate Diaz, ishte pyetur se çka mendonte për presidentin amerikan që u shfaq në atë event.”

“S’ka rëndësi se çka mendoni për të si president, ai është një i qi*ë nëne i tmerrshëm,” tha ai me tone pozitive.

Të dielën në mëngjes, Trumpi e rishpërndau videon ku thuheshin këto fjalë me mbishkrimin “Luftë e madhe kampion!”

Trumpi ishte përshëndetur edhe me vërshëllima por edhe me mbështetje kur u ul në Madison Square Garden.

Kjo ka ngjallur reagime të forta në ShBA, ashtu si shumë e shumë postime tjera problematike në rrjetin e tij social. /Periskopi

Shpërndaje në: