I quajti “bala e katunarë” ata që u rrahën në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje

I quajti “bala e katunarë” ata që u rrahën në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje

Dje në rrjete sociale është bërë virale një video ku disa persona rriheshin në koncertin e artistit, Butrint Imeri.
“Mos këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, tha Butrini në reagimin e tij gjatë përformancës.

E për këtë deklaratë ka reaguar sot Butrinti me anë të një postimi në Instagram.

“Po me vjen shumë keq për mbi reagimin që e kom bo me termin ‘katunar’ gjatë një rrahje që është bo sa jom kon tu përformu në një klub, por ka qenë momentale dhe jam shumë i frustrum me ato pamje që i kisha përball, sepse na dalim me u knaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë…”, ka shkruar në këtë postim Imeri.

Shpërndaje në: