I regjistroi katër shtetas të Shqipërisë, arrestohet zyrtari në Lipjan

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka keqpërdorur punën e tij zyrtare.

Sipas policisë ai dyshohet se ka lëshuar certifikata të lindjes për katër shtetas të Shqipërisë, të cilat do të përdoreshin në Angli.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar i gjendjes civile në komunën e Lipjanit, për arsye se i njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i regjistruar në librin amëz katër persona shtetas të Shqipërisë të cilëve u ka lëshuar certifikata të lindjes të Kosovës me qëllim që të njëjtat të përdoren në shtetin e Anglisë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.