I riu ‘a ban me fol’ i reagon Tayna’s: Nuk të kam dhënë leje për këngë, zoti na ruajt nga këta njerëz

I riu ‘a ban me fol’ i reagon Tayna’s: Nuk të kam dhënë leje për këngë, zoti na ruajt nga këta njerëz

Protagonisti i shprehjes së famshme ‘A ban me fol’ ka reaguar ndaj rep-artistes, Tayna, e cila ditë më parë paralajmëroi se në projektin e saj të fundit ka përfshirë edhe këtë shprehje – raporton Periskopi.

I riu nga Drenica, Ilir Hajra, ka thënë se përveç që ka dhënë leje që kjo shprehje e tij të përdoret në një këngë, as nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.

Andaj, ai ka treguar se ka kontaktuar këngëtaren dhe menaxherin e saj, të cilët thotë se e injoruan atë.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

REAGIM!

Une Ilir Hajraj, deklaroj se te gjitha lajmet te cilat kane qarkulluar ne media se gjoja une jam pajtuar qe kengetarja Tayna ne kengen e saj te fundit ta perfshije shprehjen “A ben me fol” ne kengen e saj, jane totalisht te paverteta. Une per kete gje as qe kam qene ne dijeni derisa kengetarja ne fjale ka dalur me nje postim ne Instagram duke potencuare se Iliri ka pranuar nje gje te tille, e ne fakt, une as qe kam qene ne dijeni per kete. Pas kesaj, kam kontaktuar kengetaren ne fjale, poashtu jam takuar me menagjerin e saj dhe ata me thane se ne pamundesi qe te kontaktojme me ty, e kemi takuar djaloshin tjeter te videos, Besim Hajren dhe ai ka dhene deklarate per ty se ti pajtohesh me kete, e ne realitet une nuk kam qene i njoftuar per diçka te tille. Poashtu, kengetarja dhe menagjeri i saj thane se qellimi i tyre ishte qe nga tere kjo ngjarje qe ka ndodhur rreth asaj videoje, t’i japin nje kahje tjeter dhe kinse te jete mbeshtetje per mua, kurse une u thash se nese ju vertete deshironi te me ndihmoni, atehere ate pjese largojeni nga kenga sepse eshte bere pa lejen time. Nje gje e tille nuk ndodhi, ata e kane lanesuar kengen me te njejten shprehje vetem se zerin tim e kane zevendesuar me te dikujt tjeter, por shprehja qe me identifikon mua ka mbetur e njejte, dhe tani po dihet qarte se cili ne te vertete paska qene qeillimi i tyre. Si rezultat i kesaj doli te jete se askush s’dashka te me bej mire duke hesht, por secili dashka te me shfrytezoj per INTERESA PERSONALE (per klikime e gjera te tilla). Permes ketij shkrimi desha t’i njoftoj te gjithe ata qe me kan perkrahur se une NUK kam pranuar qe kjo fjale e imja te perdoret tek kenga e Taynes, pra ka dal pa vullnetin tim. Por, s’do te ndalemi me kaq. Per me shume detaje javen tjeter do te jem tek emisioni “NIN”.

Zoti na ndimofte, dhe na ruajt nga keta njerez.

Shpërndaje në: