I riu i Milaim Zekës që u kandidua për deputet ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje “që e ndihmoi të fitonte shumë vota” (Foto)

I riu i Milaim Zekës që u kandidua për deputet ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje “që e ndihmoi të fitonte shumë vota” (Foto)

Një djalë i ri nga Kamenica me emrin Shkumbin Demolli bëri bujë në opinionin publik pasi kandidoi për deputet nga lista e partisë së ish deputetit Milaim Zeka. Por, duket se z.Demolli pavarësisht moshës së re nuk është “i virgjër politikisht”. 

Afërsia e tij duket se qëndron me politikat e majta, socialdemokrate, pasi kishte qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate dhe për një kohë të gjatë edhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në komunikimet e tij në Facebook, ai i thotë një prej komentuesve se i kishte marrë mbi 1 mijë nënshkrime për një peticion për partinë e Kurtit, dhe veç kësaj, pretendon se VV-ja ishte rritur në Kamenicë për shkak të tij, shkruan Periskopi.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka fotografi me figura të larta të Vetëvendosjes, përfshirë kryetarin Albin Kurti, dhe numrin 2 të listës së kësaj partie, Glauk Konjufcën – e po ashtu edhe me aktivistë të tjerë.

Demolli po ashtu shihet i bërë “tag” në një postim të faqes zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

 

Shpërndaje në: