I riu nga Ferizaj godet me veturë shtyllën elektrike, vdes halla e tij 36-vjeçare

I riu nga Ferizaj godet me veturë shtyllën elektrike, vdes halla e tij 36-vjeçare

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti në lagjen Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Sipas policisë, drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Si pasojë, viktima ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq drejtuesi i veturës dhe një pasagjere tjetër kanë pësuar lëndime trupore.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Talinoc i Muhaxhereve, Ferizaj 27.12.2021 – 12:54. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin dhe godet një shtylle elektrike. Si pasoj, një pasagjere femër kosovare ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ngasësi dhe një pasagjere tjetër pësojnë lëndime trupore. Pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit ngasësi dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

KlanKosova ka raportuar se viktima është 36-vjeçare dhe drejtuesi i veturës 18-vjeçar, ndërkaq viktima është halla e të dyshuarit.

Shpërndaje në: