I riu nga Siria me 8 euro çdo ditë ushqen prindërit, tetë vëllezërit dhe motrat

I riu nga Siria me 8 euro çdo ditë ushqen prindërit, tetë vëllezërit dhe motrat

Refugjati nga Siria 17 vjeçari Abdulrezzak Jirban me 25 lira (rreth 8 euro) që i fiton në ditë e ushqen familjen e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Jirban dhe familja e tij tre vjet më parë erdhën në Hataj, një qytet në jug të Turqisë, ku ai gjeti një punë në një dyqan lokal të ëmbëlsirave.

Ai tregon se në ditë fiton 25 lira (rreth  8 euro) dhe në këtë mënyrë përpiqet të ushqejë prindërit, tetë vëllezërit dhe motrat.

“Në Siri kemi jetuar nga bujqësia. Kemi pasur çdo gjë dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Megjithatë, lufta ndryshoi gjithçka. Tre vjet më parë, me tetë vëllezërit dhe motrat, babanë dhe nënën arritëm në Turqi. Babai, për shkak të dhimbje në shpinë nuk mund të qëndrojë gjatë dhe si pasojë e kësaj nuk mund të punojë. Vëllezërit tjerë dhe motrat ende janë të vogla”, thotë Jirban duke shtuar se në ushqimin e familjes së tij e ndihmojnë edhe njerëzit me zemër të mirë të cilët e kanë parë se në çfarë situate financiare ndodhet familja e tij.

Shpërndaje në: