I rrëshqet gjuha Bushit: Vendimi i Putinit për pushtim brutal në Irak…po mendoj në Ukrainë

I rrëshqet gjuha Bushit: Vendimi i Putinit për pushtim brutal në Irak…po mendoj në Ukrainë

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush aksidentalisht ka dënuar pushtimin nga Vladimir Putini në Irak, para se të përmirësonte veten duke thënë se po fliste për pushtimin në Ukrainë.

Bushi ka bërë gafë gjatë një fjalimi në një ngjarje në Dallas në Teksas, kur po fliste për rëndësinë e zgjedhjeve të drejta, shkruan BBC.

Ai tha: “Vendimi i një njeriu që të shkaktojë një pushtim brutal dhe të pajustifikueshëm në Irak… po mendoj në Ukrainë”.

Bushi ishte president gjatë pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2003 për armët e shkatërrimit në masë të cilat nuk u gjetën kurrë.

Shpërndaje në: