I sertë, a jo i sertë: Kush është Xhefi, ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë?

I sertë, a jo i sertë: Kush është Xhefi, ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë?

Xhefri M. Hovenie [Jeffrey M. Hovenier] pritet të jetë ambasador i ri amerikan në Kosovë që do të marrë detyrën nga Philip Kosnett. Por, kush është ai?

Hovenieja është diplomat karriere amerikan i nominuar nga administrata e Joe Biden që të jetë ambasador në Republikën e Kosovës. Ai nuk ka kryer asnjëherë më parë detyrën e ambasadorit.

Hovienieja është rritur në Bellingham të Washingtonit dhe ka diplomuar për Artet në marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Georgetown, përcjell Periskopi.

Xhefi ka punuar në ambasada të ndryshme si ajo e Perusë, Kroacisë, Greqisë, Panamasë, Gjemanisë dhe Paraguajit.

Po ashtu, ai ka shërbyer edhe në Ambasadën Amerikane në Turqi.

Nominimi i tij për pozicionin aktual u bë më 2 korrik të vitit 2021.

Shpërndaje në: