I shkon të vëllait në shtëpi me dy djem dhe e vret: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj rahovecasit

I shkon të vëllait në shtëpi me dy djem dhe e vret: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj rahovecasit

Prokuroria Themelore në komunën e Gjakovës, më saktë Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet JG nën dyshimin për dy vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor 2021, në fshatin Sopniq të Rahovecit.

Në oborrin e shtëpisë së tij, me dashje, i pandehuri i kishte marrë jetën vëllait të tij.

“Rasti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth disa bagëtive, ku viktima kishte shkuar me dy djemtë e tij në oborrin e të pandehurit, dhe pas një fjalosje , i njëjti me armë zjarri e ka qëlluar dy herë vëllain e tij, tani të ndjerin, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njofton prokuroria.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3 dhe 1.5 të KPRK-së, vijon njoftimi i prokurorisë.

“Po ashtu, i pandehuri J.G., më parë e deri më 12 qershor 2021, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragraf 1 i KPRK-së.Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri J.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në: