I shohim ‘përmas”: Kosova dhjetë vende para Serbisë në tabelën e Olimpiadës

I shohim ‘përmas”: Kosova dhjetë vende para Serbisë në tabelën e Olimpiadës

Tabela e Medaljeve të Lojërave Olimpike nuk mund të ishte më e rëndësishme për Kosovën tonë.

Pas dy medaljeve të arta të fituara në xhudo përmes Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, Kosova renditet në vendin e 32 në botë.  

Për më tepër, vendi më armiqësor ndaj Kosovës, Serbia, është dhjetë vende më poshtë.

Ani pse ka fituar gjashtë medalje olimpike, Serbia merr vendin e 42 për shkak se e ka fituar vetëm një medalje të artë. Dhe medaljet e arta vlejnë shumë më shumë, raporton Periskopi.

Në këtë tabelë ku bëjnë pjesë të gjitha shtetet e botës, Kina është e para ndërsa Amerika e dyta. ShBA-të kanë fituar më shumë medalje në përgjithësi, por fatkeqësisht më pak medalje të arta.

Shpërndaje në: