I tha “hajvan” analistit në debat: Halil Matoshi kërkon falje publike

Periskopi.com Lajme

Në debatin e mbrëmshëm ‘Politiko’ në Kanal10 ka pasur tensione midis analistëve Halil Matoshi e Krenar Shala.

Në diskutim e sipër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, Matoshi e ka quajtur “hajvan” analistin Krenar Shala por për këtë ka kërkuar falje menjëherë në emision, e të njëjtën sot e ka bërë edhe nëpërmjet një kërkim-falje publike në Facebook.

Matoshi ka thënë se u kërkon falje shikuesve dhe analistit Krenar Shala pasi iu është drejtuar atij me fjalë pyese të cilën thotë se e ka bërë pa paramendim.

Ai thotë se ndihet keq që e ka quajtur ashtu Shalën dhe shprehet se e respekton mendimin e lirë të të gjithëve e për më tepër thotë se Shala ka qenë korrekt me të.

Kërkim-falja e plotë e Matoshit:

Falje Krenar Shala
Krenar Shalës dhe shikuesve të Kanal 10, sonte u kam kërku falje, para kamerave televizive, sepse i jam drejtu me nji fjalë fyese, ndonëse në memorien time kam mungesë kronike të urrejtjes ndaj tjetrit/tjetres.
Sëkëndejmi ndiej nji borxh moral që t’i lypi t’falun edhe këtu, në profilin tém në Facebook.
Për shkak të shprehjes së pavend dhe fyese, “hajvan”, të shqiptueme mbramë gjatë debatit në Politiko me Kushtrim Sadikun, ashiqare pa paramendim, ndihem keq sinqerisht para Krenarit, me të cilin shpesh nuk pajtohemi, por nuk kemi asgjâ ndërpersonale.
Jo vetëm që e pranoj të drejtën e tij të pakontestueshme me e thânë mendimin e tij, porse e pranoj se kam bâ gabim, sepse Krenari nuk e meriton asnji lloj fyemje, sepse është zakonisht korrekt ndaj meje.
P.S.
Falja, në konotacionin e saj të përditshëm, âsht një mekanizëm që riparon një marrëdhânie pas nji gabimi që âsht i ndreqshëm mes njerëzish, pra që nuk âsht një gabim fatal!
Supozohet se kur falni: Ju bëheni një burrë apo grua më e mirë…

Shpërndaje në: