I tha se e shkolloi Thaçi, Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj Astrit Haraqisë

I tha se e shkolloi Thaçi, Vjosa Osmani paralajmëron padi ndaj Astrit Haraqisë

Vjosa Osmani e LDK’së i është përgjigjur Astrit Haraqisë pasi ky i fundit tha sonte në Debat Plus se Osmani është shkolluar nga presidenti Hashim Thaçi, transmeton Periskopi.

Osmani ka paralajmëruar se do ta padisë Haraqinë dhe se bursën e kishte fituar nga Amerika, e jo nga Thaçi.

‘’Do të paditesh me këtë që ke deklaruar. Bursa ime është nga Amerika. Asnjë cent nuk e kam marrë prej Hashim Thaçit’’, thuhet në mesazhin e Osmanit dërguar në emisionin Debat Plus/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: