I vdes nëna kryeministrit Boris Johnson

I vdes nëna kryeministrit Boris Johnson

Boris Johnson – kryeministri i Britanisë – po vuan humbjen e nënës së tij, artistes Charlotte Johnson Wahl, që vdiq në moshën 79 vjeçare.

Ajo vdiq “papritmas dhe paqësisht” në një spital në Londër, sipas një njoftimi mortor të lëshuar nga familja e saj.

Wahl ishte diagnostikuar me Sëmundjen e Parkinsonit në moshën 40 vjeçare dhe më vonë u bë presidente e Komisionit Evropian për të Drejta të Njeriut, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Kryeministri një herë e kishte përshkruar nënën si “autoritetin suprem” në familje.

Lideri opozitar Sir Keir Starmer ishte mes politikanëve të parë që i shprehu ngushëllime kryeministrit. /Periskopi  

Shpërndaje në: