I vetmi që refuzoi ta shiste tokën: Bujku i hip kombanjës dhe mes banesash korr grurë (Video)

I vetmi që refuzoi ta shiste tokën: Bujku i hip kombanjës dhe mes banesash korr grurë (Video)

Kompanitë e mëdha të ndërtimit çdo ditë e më shumë po marrin tokën e qytetarëve për të ndërtuar banesa shumë-katëshe që të shumtën e rasteve po i shëmtojnë qytetet tona. Por, jo të gjithë pronarët e tokave janë merakli parash.

Kjo po ndodh edhe në Poloni ku toka e një bujku dalëngadalë po rrethohej me komplekse të reja rezidenciale, derisa toka e tij mveti e vetmja e paprekur.

Në qytetin e Ljubinit, kjo tokë agrikulturore qëndron mes ndërtesash banesore, dhe banorët kanë kapur me fotografi se si pronari po mbillte kallamboq çdo sezon, përcjell Periskopi.

Bujku kishte refuzuar ta shiste pronën e tij.

Banorët e tjerë thanë se nuk e kanë dert që bujku është aty, sepse iu krijon ndjenjën e fshatit në mes të xhunglës urbane. /Periskopi

 

Shpërndaje në: