I zbulohen letrat Isaac Newtonit: Propozonte kurimin e murtajës me të vjellat e bretkosave

I zbulohen letrat Isaac Newtonit: Propozonte kurimin e murtajës me të vjellat e bretkosave

Nuk është aq keq sa sygjerimi i injektimit të dezinfektantëve. Receta e Isaac Newtonit për murtajën – që përziente pluhurin e bretkosave me të vjellat e tyre për të formuar “lozengjetë” për të shmangur infektimin – sapo është zbuluar.

Dy faqe të papublikuara më herët të letrave të Newtonit për Jan Baptist van Helmontin të librit të vitit 1667 mbi murtajën “Da Peste” (Murtaja), do të dalin në ankand online gjatë kësaj jave.

Newton kishte qenë student në Kolegjin e Trinitetit në Cambridge, kur universiteti u mbyll si masë për t’u ruajtur nga murtaja bubonike, që i vrau 100 mijë njerëz në Londër mes viteve 1665 dhe 1666, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Kur dijetari i famshëm u kthye në Cambridge më 1667, ai nisi ta studionte veprën e Van Helmontit. Analizat e Murtajës është më e rëndësishmja që e ka bërë për këtë sëmundje, sipas Bonhamsit, që tha se këto letra ishin të “një rëndësie tepër të madhe për tërësinë e veprave të Newtonit, e po ashtu edhe për kuptimin e kontekstit aktual”.

Këto shënime përfshijnë rastin e në burri që kishte prekur disa “letra të infektuara, dhe që menjëherë ishte sëmurë dhe kishte zhvilluar ulçerën murtajore në gishtin tregues dhe kishte vdekur vetëm dy ditë më pas.”

Newton kishte sugjeruar po ashtu se vendet e infektuara me murtajë duheshin shmangur.

Megjithatë, disa prej kurave të propozuara të Newtonit është e pamundur që të merren parasysh ditët e sotme. Ai shkruante që kura më e mirë ishte të detyrohej bretkosa që të vjellte dhe më pas kjo të përdorej bashkë serum dhe me pluhurin e bretkosës për t’i prekur me to zonat e afektuara nga murtaja që të largohej mundësia e infektimit.

Këto faqe do të qiten në ankand nga Bonhams për një shumë prej 80 mijë deri në 120 mijë dollarë. /Periskopi

Shpërndaje në: