I zhveshën dhe i kontrolluat trupat e grave udhëtare: Australia proteston kundër Katarit

I zhveshën dhe i kontrolluat trupat e grave udhëtare: Australia proteston kundër Katarit

Australia ka thënë se ka ngritur raportime për “shqetësime banale” ndaj Katarit pasi gratë ishin kontrolluar në mënyrë të papërshtatshme dhe ekzaminuar para fluturimit nga Doha për në Sidnej.

Gratë ishin kontrolluar për shenja se mos kishin lindur ndonjë fëmijë së fundi pasi një foshnje e sapolindur ishte gjetur e braktisur në një tualet në Aeroportin Ndërkombëtar të Hamadit.

Foshnja e paidentifikuar është nën përkujdesje tashmë prej që u gjet më 2 tetor, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Këto kontrolle të papërshtatshme u bënë të ditura vetëm pasi gratë australiane treguan për to. Gratë nga të tjera shtete po ashtu ishin ekzaminuar në atë formë.

Të gjitha gratë e moshës së rritur të fluturimit të Qatar Airwaves morën njoftimin se iu kërkohej të zbrisnin nga aeroplani për t’iu nënshtruar kontrollit të trupit të tyre.

Trembëdhjetë gra ishin çuar në një ambulancë dhe iu kishin thënë t’i hiqnin të brendshmet që të ekzaminoheshin.

Kim Mills i tha Guardianit se kishte qenë mes atyre grave.

Qeveria e Australisë ka thënë se raportimet tregonin se trajtimi i grave ishte “përtej rrethanave ku gratë mund të japin miratimin e lirë dhe të informuar të tyre.” /Periskopi

Shpërndaje në: