Ia dha veç 8 muaj e 8 ditë burg fajtorit për dhunimin e të miturës: Degradohet në punë gjykatësja në Pejë

Periskopi.com Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), më 28 prill 2022, ka nxjerrë vendim për degradimin dhe transferimin e përhershëm të gjyqtares Florije Zatriqi, në Departamentin e Përgjithshëm-Divizionin e Kundërvajtjes në kuadër të Gjykatës Themelore në Pejë.

Me sanksionin disiplinor të shqiptuar nga KGJK, rezulton se gjyqtarja Zatriqi është gjetur përgjegjëse sepse në kundërshtim me dispozitat ligjore kishte nxjerrë vendim me të cilin kishte dënuar me tetë muaj e tetë ditë burgim të akuzuarin P.K, për shkak të kryerjes së veprës penale të dhunimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky vendim i KGJK-së vjen pasi fillimisht më 8 nëntor 2021 gjyqtarja Zatriqi ishte suspenduar në mbledhjen e 270-të të Këshillit dhe me vendimin e KGJK-së, krahas suspendimit, gjykatësja Zatriqi kishte pranuar vetëm 50% të pagës mujore.

Në arsyetimin e vendimit të 28 prillit, të marrë nga KGJK thuhet se Këshilli ka konstatuar se gjyqtarja Zatriqi nxjerrjen e aktgjykimit e ka bërë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.

Pas vlerësimit te provave te administruara dhe deklaratës se subjektit te hetimit, Këshilli konstatoj se gjyqtarja Florije Zatriqi, nxjerrjen e Aktgjykimin PKR.nr.l41/15, te datës 23.07.2021, e ka here ne kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale te Kosovës dhe Kodin e Përkohshëm Penal te Kosovës, i cili ka qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se veprës penale, sa i përket përbërjes se trupit gjykues, llogaritjes se dënimit, kualifikimit të veprës penale dhe mënyrës se dërgimit te ftesave për pjesëmarrje ne shqyrtim gjyqësor, për palën e dëmtuar dhe mbrojtësin e viktimave”, thuhet në arsyetimin e vendimit të KGJK-së.

Sipas vendimit të KGJK-së, gjyqtarja Zatriqi ka shkelur procedurat duke cenuar parimet e gjykimit të drejtë pasi që ka vendosur si gjyqtare e vetme, llogaritja e dënimit është bërë gabimisht, duke llogaritur dënimin në ditë dhe rrjedhimisht janë tejkaluar kufijtë e zbutjes së lejuar sipas ligjit, me ç’rast është dëmtuar ligjshmëria, objektiviteti dhe besueshmëria e procesit gjyqësor.

Tutje, sipas arsyetimi të këtij vendimi thuhet se Këshilli ka vlerësuar se në këtë çështje disiplinore janë konsumuar të gjitha elementet e shkeljes disiplinore për të cilën është shqiptuar masa a disiplinore.

Në arsyetimin e vendimit të KGJK, thuhet se pas publikimit të aktgjykimit përkatës në media për të cilin aktgjykim ka pasur reagime të shumta, është dëmtuar rëndë reputacioni i figurës së gjyqtarit dhe gjithashtu në këtë vendim thuhet se është dëmtuar rëndë imazhi i sistemit gjyqësor.

Tutje, sipas këtij vendimit thuhet se Këshilli ka vlerësuar edhe pretendimet e subjektit të hetimit, mirëpo këto pretendime të subjektit të hetimit nuk kanë ndikuar që Këshilli të marrë një vendim tjetër.

“Shkeljet e sipër theksuara janë provuar me provat e administruara te cilat i janë prezantuar Këshillit nga raporti fakt mbledhës i panelit hetimor i cili është vlerësuar si raport i besueshëm, pasi qe ne mënyrë objektive dhe sipas procedurës se përcaktuar ligjore paneli ka zhvilluar procesin e hetimit te çështjes dhe konstatimit te fakteve. Këshilli i ka vlerësuar pretendimet e subjektit te hetimit, por ka gjetur se ne kuptim te fakteve te konstatuara me provat e administruara këto pretendime dhe deklarata nuk kane ndikuar qe Këshilli te marr nje vendim tjetër”, thuhet në vendimin e KGJK-së.

“Masa disiplinore e shqiptuar sipas vlerësimit te Këshillit është mase proporcionale me shkeljen e konsumuar nga ana e subjektit te hetimit duke siguruar kështu zbatimin e përgjegjësive ligjore qe ka Këshilli ne procedurën e disiplinimit te gjyqtareve sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore te Gjyqtareve dhe Prokuroreve. Masa disiplinore sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore te Gjyqtareve dhe Prokuroreve, duhet te jete masa e cila ndikon tek gjyqtarja subjekt i hetimit qe te korrektoj veprimet e tij/saj, gjate ushtrimit te funksionit te tij/saj” thuhet në arsyetimin e vendimit të Këshillit.

Ndryshe, KGJK më 8 nëntor 2021 kishte themeluar Panelin Hetimor lidhur me shkeljen disiplinore të gjyqtares Zatriqi, i cili panel më 31 mars 2022 kishte paraqitur para Këshillit raportin me shkrim dhe marrëveshjen vullnetare të arritur.

Mirëpo, pasi KGJK ka shqyrtuar marrëveshjen në mënyrë unanime kishte vendosur që marrëveshja vullnetare të refuzohet me arsyetim që sanksioni i arritur në mes të panelit dhe subjektit të hetimit gjyqtares Florije Zatriqi është joproporcional me shkeljen dhe pasojat e shkeljes disiplinore, shkelje kjo e vërtetuar edhe nga ana e panelit hetimor.

Gjithashtu, me këtë vendim KGJK ka revokuar vendimin me të cilin ishte suspenduar gjyqtarja Zatriqi.

Ndryshe, sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, gjykatësja e Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Pejë, Zatriqi e ka dënuar me tetë muaj e tetë ditë burgim të akuzuarin P.K, për shkak të kryerjes së veprës penale të dhunimit.

Kjo vepër penale sipas Kodit të Përkohshëm Penal parasheh dënim nga 5 deri 20 vite burgim dhe këtë vendim gjyqësor të 23 korrikut 2021, Zatriqi e kishte marrë si gjyqtare e vetme gjykuese në kundërshtim me Kodin e Drejtësisë për Të Mitur.

Lidhur me këtë, më 27 tetor 2021, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha që të ndërmarrë veprimet ligjore për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast.

Për këtë rast, edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurores Lirije Morina.

Ndryshe, Gjykata e Apelit, më 13 mars 2014 e kishte kthyer këtë rast në rigjykim, për shkak të mosarsyetimit të zbutjes së dënimit ndaj kryesve të veprës