Ia huq Rexhaj i LVV-së, inflacionit i thotë “inflamacion”

Ia huq Rexhaj i LVV-së, inflacionit i thotë “inflamacion”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, teksa ka folur për masat e Qeverisë Kurti për luftimin e inflacionit të lartë në Kosovë gjatë muajve të fundit, e ngatërroi inflacionin gabimisht duke thënë “inflamacion”.

Ligjvënësi i pushtetit e bëri këtë gabim në një moment. Megjithatë, inflacioni nënkupton humbjen e vlerës së parasë për shkak të rritjes së çmimeve, kurse inflamacioni është reaksioni normal i trupit për t’u mbrojtur nga lëndimet apo infeksionet e ndryshme.

“Meqenëse kemi inflacion, qytetarit duhet t’ia lehtësojmë përballjen me këtë fenomen. Kemi bërë projektligjin për punët publike për kompensimin e inflamacionit për materiale ndërtimore, për punë përcjellëse sepse tërë kohën akuzojnë që ju po e pengoni punën në këtë sektor”, tha ai në T7.

 

Shpërndaje në: