Ia kishte thyer telefonin djalit të vogël – Policia angleze ka intervistuar Ronaldon

Ia kishte thyer telefonin djalit të vogël –  Policia angleze ka intervistuar Ronaldon

Cristiano Ronaldo është kontaktuar nga policia në Angli, pas momentit që ia theu telefoni një tifozi pas ndeshjes ndaj Evertonit.

Sezonin e kaluar skuadra e Man United humbi ndeshje ndaj Evertonit dhe Ronaldo ishte mjaft i nervozuar kur po dilte nga atje, shkruan Periskopi.

Ronaldo pas veprimit të tij i ka kërkuar falje publike 14 vjeçari i cili ishte me autizëm.

Në fillim të këtij muaji, ylli portugez u intervistua nga policia nën kujdes në lidhje me një sulm të dyshuar dhe dëmtim kriminal.

Në një deklaratë të mërkurën, Policia e Merseyside tha për Mirror: “Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar mori pjesë vullnetarisht dhe u intervistua nën kujdes në lidhje me një pretendim për sulm dhe dëmtim material.

“Akuza ka të bëjë me një incident pas ndeshjes së futbollit mes Evertonit dhe Manchester United në Goodison”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Rasti është trajtuar me kujdes. Tashmë çështja ka përfunduar”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.

Gazeta raporton se Ronaldo ka pranuar të paguajë dëmshpërblim për nxënësin e shkollës.

Shpërndaje në: